Lajme

Lirohet Dardan Molliqaj së bashku me tre aktivistë të tjerë

Janë liruar nga mbajtja disa zyrtar të Partisë Socialdemokrate, pasi që të njëjtit ishin arrestuar ditën e hënë gjatë aksionit brenda Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar së bashku me Frashër Krasniqin, Tetua Rrusta dhe Natyra Kuçin.

Këtë e ka bërë të ditur, Natyra Kuçi për Shqip.com.

“Ndërsa sa i përket Nol Nushit dhe Genc Sherifi do të dalin para gjykatës në këtë të mërkurë”, tha ajo.

Policia e Kosovës gjatë arrestimit të anëtarëve të PSD-së te zyret e ZRrE-së

Ndërsa ditën e hënë, Policia e Kosovës, ka arrestuar 13 aktivist të PSD-së, pasi që të njëjtit ishin duke protestuar tek ZRrE-ja.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka vendosur që nga 13 të arrestuarit, katër nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe dy aktivistë të tjerë në paraburgim.

Natyra Kuqi, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj dhe Teuta Rrusta janë dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa Nol Nushi dhe Genc Sherifi janë dërguar në paraburgim. /Shqip.com