Sport Shqiptar

Lirim Kastrati shumë afër transferimit te Werde Bremen

Lirim Kastrati

Pas largimit të Milot Rashicës drejt Norëich Cityt, Werde Bremen janë në kërkim të gjejnë zëvendësuesin e tij, shkruan Shqip.com.

Skuadra gjermane është duke bërë përpjekje te vazhdueshme për ta transferuar Lirim Kastratin nga Dinamo Zagreb.

Sulmuesi kosovar është i gatshëm të largohet nga Kroacia dhe të provojë një aventurë të re në Gjermani, derisa ai po shihet si zëvendësuesi adekuat i Rashicës.

Drejtuesit gjerman fillimisht duan të huazojnë Kastratin me detyrim blerje në fund të edicionit, por negociatat për transferimin e tij kanë ngecur tek çmimi i tij.

Pavarsisht kësaj, mediat gjermane nuk nuk kanë bërë të ditur shumën që ka kërkuar skuadra kroate, por raportojnë se Bremen ka rritur ofertën.

Gjithsesi, skuadra gjermane përveç që duhet të bind Dinamon e Zagrebit, duhet të gjejë marrëveshjen personale me lojtarin.

Kastrati është pjesë e Dinamos së Zagrebit që nga viti 2020, ku gjatë kësaj periudhe me klubin ka shënuar 2 gola në 29 paraqitje garuese për ta./Shqip.com