Sport

Lirim Kastrati do të largohet nga Legia e Varshavës – e konfirmon drejtori sportiv

Përfaqësuesi i Kosovës nuk është i dëshiruar më te gjiganti polak.

Legia Warsawa përjetoi një nga edicionet më të dobëta në historinë e klubit, dhe për këtë janë etiketuar disa ‘dështime’.

Legia ka vendosur që ta largojë Lirim Kastratin, në bazë të deklaratave të drejtorit sportiv të klubit, Jacek Zieliński, raporton mediumi polak ‘WprostSport’.

Lirim Kastrati, Legia Warsaw

“Lirim Kastrati dhe Ihor Charatin lejohen të largohen. Ata do të qëndrojnë me ne vetëm nëse nuk gjejnë klube të reja”, tha Zieliński.

23 vjeçari iu bashkua klubit kryeqytetas në shtatorin e vitit 2021, për 1.30 milionë euro.

Aventura e tij nuk shkoi siç ishte pritur, pasi nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në 15 paraqitjet e tij në Ekstraklasa.

Madje, performancat e tij jo të kënaqshme janë vërejtur edhe në vlerën e tij në treg.

Prezantimi i Kastratit te Legia, shtator 2021

Sulmuesi i krahut aktualisht vlen 700 mijë euro, shifër kjo e përgjysmuar nga sa e kishte kur iu bashkua “Ushtarakëve”.

Përndryshe, Kastrati ka kontratë që e mban atë në stadiumin “Wojska Polskiego” deri më 2025./Shqip.com