Lirim Kastrati debuton me gol te Legia
Publikuar:
(15.09.2021 18:40:20)

Lirim Kastrati e ka nisur me këmbë të mbarë “aventurën” e tij me Legia Warszawa.
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës edhe pse e nisi ndeshjen kundër Spartak Moscow nga banka rezervë, ka arritur të shënojë gol, shkruan Shqip.com
Kastrati u inkuadra në lojë në minutën e 59-të, kurse golin e tij të parë me Legian që doli të jetë i vetmi në këtë takim e realizoi në minutën e 90-të.
Ky gol ishte i veqantë pasi asistimi ishte i dhënë nga sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Ernest Muqi.
Ky takim ishte i vlefshëm për ndeshjen e parë në Grupin C, në kuadër të Europaligës./Shqip.com