Sport Shqiptar

Liridon Leci emërohet trajner i juniorëve të KF Flamurtarit

Prezantimi zyrtar - si trajner i juniorëve të KF Flamurarit

Si futbollist pati një karrierë të pasur.

Tashmë e ka filluar një rrugëtim të ri.

Liridon Leci është emëruar trajner i juniorëve të KF Flamurtarit – si dhe do vazhdojë të jetë ndihmës-trajner i skuadrës së parë.

Pasi e pranoi këto post – Leci tha se “klubi ka vendosur që krahas punës në ekipin e parë si ndihmes, të marr edhe drejtimin e Junjorëve, një mundësi e mirë për të avancuar klubin dhe talentët e rinj. Falënderoj klubin për besimin dhe shpresoj të e bëjmë më të miren”.

37 vjeçari – ka një CV të pasur – pasi ndër të tjera e ka djersitur fanellën e Dritës, Prishtinës, Elbasanit dhe Vllaznisë – duke e pasur fatin të shpallet kampion i Superligës së Kosovës dhe fitues i kupës dhe Superkupës.

Leci – pati fatin të luaj edhe në Suedi – ku u paraqit për Kalmas FF dhe Landskrona.

Ai u përshëndet me futbollin aktiv – në vitin 2021 dhe “aventurën” e fundit e pati me KF Llapin./Shqip.com