Liria fiton bindshëm ndaj liderit, “nxehet” lufta për pozitën e parë
Publikuar:
(07.04.2023 17:14:36)

Liria është në rrugë të mirë të kthehet në elitën e futbollit kosovar dhe një hap të madh në këtë drejtim e ka bërë sot, pas fitores me rezultat bindës 3:0 ndaj liderit aktual në Grupin A, Feronikelit ’74.
Liridon Fetahaj shkëlqeu edhe në këtë ndeshje për prizrenasit duke shënuar dy gola, ndërsa njëherë shënoi Qemail Elshani.
Pas kësaj fitoreje të Lirisë, “lufta” për pozitën e parë, që siguron inkuadrimin direkt në Superligë, është bërë edhe më interesante.
Liria tani ka 40 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, ndërsa Feronikeli ’74 prin në tabelë me vetëm një pikë më shumë.
/Shqip.com