Sport Shqiptar

Liria e Prizrenit vendos për trajnerin e ri

Liria e Prizrenit në këtë edicion u rikthye në elitën e futbollit kosovar përmes ndeshjes së barazhit ku e mundi Ferizajn përmes penalltive.

Skuadra “bardhezi” pas inkuadrimit në Superigë u nda me trajnerin Xhenigz Rexhepi.

Shqip.com mëson se skuadra prizrenase tashmë ka vendosur për trajnerin e ri.

Do të jetë një trajner nga Turqia që do të zbarkojë në Prizren për ta drejtuar ekipin në elitën e futbollist kosovar.

Emri i tij do të bëhet i ditur së shpejti.

/Shqip.com