Sport Shqiptar

Liria e Prizrenit rikthehet në Superligë

Skuadra prizrenase Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.

Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit.

Sfida e zhvilluar  në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk prodhoi fitues as pas 120 minutave, duke u mbyllur baras dhe pa gola.

Kësisoj, skuadra e Superligës u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive – aty ku më të saktë u treguan të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit.

Liria në penallti fitoi me rezultatin 3:0.

Kësisoj, Liria ngjitet në Superligë – kurse, Ferizaj bie sërish në Ligën e Parë.

/Shqip.com