Lajme

Liqeni toksik i KEK-ut

Liqeni toksik i KEK-ut

10 kilometra larg, në perëndim të Prishtinës gjendet ky “liqen”.

I njohur si “Liqeni i Kaltër”, gjendet në mes të hirit të termocentraleve.

Por, ky liqen nuk është aspak i zakonshëm. Ai është krijuar nga ujërat që rrjedhin nga mbetjet e hirit të djegies së qymyrit.

Ngjyra e kaltër e hapur është krijuar nga përmbajtja bazike dhe e pranisë së kemikateve të ndryshme të hirit. Hiri përmban okside të ndryshme, të cilat në reaksion me ujin japin hidrokside, duke krijuar kështu këtë liqen

Për dhjetëra vite, termocetralet Kosova A dhe Kosova B kanë hedhur hirin në këtë zonë. Me rritjen e reshjeve gjate thjeshtës dhe dimrit, rritet niveli i liqenit toksik.

Kësisoj, rrezikon edhe zonën e deponisë së Mirashit që gjendet në afërsi. Korporata Energjetike e Kosovës në vazhdimësi bën menaxhimin e liqeni.

Megjithatë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka kërkuar prej vitesh rehabilitimin e tij, pasi i njëjti përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe për ndotjen e ujërave, me theks të veçantë të lumit Sitnica./Shqip.com