Sport Shqiptar

Liqeni mposhtet në shtëpi

FC Liqeni

Dy ndeshje, dy humbje.

FC Liqeni nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Superligës së Kosovës – në futsall.

Skuadra nga Drenasi është mposhtur në shtëpi – nga FC Vjoca – me rezultat 2-4.

Dy gola për vendasit e kishin të njëjtin autor: Camilo.

Me këto paraqitje – kampioni i Kosovës në dy vitet e fundit është duke dhënë sinjale negative për këtë sezon.

Largimet e lojtarve kyq si Azem Brahimi dhe Dardan Topilla – duket që kanë lënë një zbrazëti të madhe në parket – por mbetet të shihet se çka do të ndodhë në vazhdim të kampionatit./Shqip.com