Sport Shqiptar

Liqeni fiton në ndeshjen e dytë, kampioni përcaktohet në Prishtinë

Liqeni e ka fituar ndeshjen e dytë të serisë finale në futsal. Ekipi nga Drenasi të martën mbrëma në palestrën “Hysni Jetullahu” fitoi me rezultatin 4:3 ndaj Prishtina 01, në praninë e një numri të madh shikuesish.

Liqeni kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes, ndërsa kryeqytetasit më pas shënuan dy gola tjerë për 2:1.

Kolumbiani Camillo i realizoi golat vendimtarë. Barazoi rezultatin në 2:2 dhe në fund të pjesës së parë, realizoi tjetër gol për 3:2.

Dardan Topilla më pas shënoi golin për 4:2 që vendosi fituesin. Prishtina 01 arriti që ta ngushtojë epërsinë në 4:3 nëpërmjet një autogoli, por nuk e pati forcën ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Ndeshja e tretë finale do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë më 11 qershor në orën 20:00, kur edhe do të përcaktohet kampioni.

/Shqip.com