Lajme

Lipjan: Arrestohen dy persona, theren me thikë dy të tjerë

Ilustrim
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar dy persona në Lipjan pasi dyshohet se kanë sulmuar me thika dy persona të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime.

Sipas policisë, deri te lëndimi kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh, ndërsa pasi e kanë kryer veprën, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat për shkak të lëndimeve janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë sekuestruar tri (3) thika”, thuhet në raportin 24 orësh.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com