Lajme

Linja 4 e Trafikut Urban për tre ditë me radhë do të punojnë deri në ora 02:00

Foto ilustruese

Linja 4 e Trafikut Urban në Prishtinë pritet që për tre ditë me radhë duke filluar nga dita e sotme do të punojë deri në ora 02:00 pas mesnate.

Kështu ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Sonte, nesër dhe pasnesër, Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 02:00”, ka shkruar Zogaj.

Të gjithë që ktheheni nga Sunny Hill Festival do të keni mundësi ta shfrytëzoni autobusin, ka shtuar më tutje Zogaj.

Ky vendim ka ardhur për shkak se në Prishtinë për këto 3 ditë me radhë është duke u mbajtur festivali “SunnyHill”./Shqip.com