Lajme

Linda Çavdarbasha largohet nga pozita e zëvendësministres

Linda Çavdarbasha

Linda Çavdarbasha ka dhënë dorëheqje prej pozitës së zëvendësministres së Mjedisit dhe Infrastrukturës.

Ajo ka njoftuar se të premten e ka dorëzuar dorëheqjen.

“Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres. Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti”, ka shkruar ajo.

“Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale”, ka përfunduar shkrimin e saj në Facebook, ish-zëvendësministrja Çavdarbasha.

Çavdarbasha ka qenë e emëruar zëvendësministre nga Lista Guxo.

/Shqip.com