Lajme

Limaj: Vendim frikacak ai për targat

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin lidhur për shtyrjen e vendimit për targat.

Në fjalimin e tij në konventen politike të Nismës “Veprat Flasin” Limaj tha se vendimi i Kurtit nuk është shtyrje por mashtrim ndaj popullit.

“Deri dje tha se do të zbatohet me 31 del ndërsa, del e përpiqet një orë në konferencë shtypi me e bind popullin për mashtrimin. Nuk ka shtyrje por ka mashtrim ndërsa, në anën tjetër mashtron partnerët tanë. Shihet qartë se në qëndrimet  tij ka vetëm një preokupim, që  apo mundet me u shit para njerëzve”, tha Limaj.

Ndërsa, siç ka raportuar Kosovapress qëndrimin për targa, Limaj quajti vendim frikacak të Kurtit.

“Ky qëndrim për targat është qëndrim frikacak, sepse s’ka dinjitet për me dal e me i thonë qytetarit “po, po i shtyjë ose spo i shtyjë”, por po i mbuloj me faza, po e pështjelli pak sepse është frikacak, është frikacak në vendime. Frika ime është se ky po e fut Kosovën në një pozicion që është vështirë për ta nxjerrë”.

Kryetari i Nismës tha se Kosovën janë duke e udhëhequr mohuesit e saj.

 “Në krye të Kosovës  janë mohuesit e shtetit të Kosovës , ata që kanë punuar me vazhdimësi kundër kësaj që e kemi  ne sot. Prandaj edhe nuk është qudi kur i dëgjoni dukë thënë ‘ata kanë shkatërruar për 20 vjet’. Ata kanë qëndruar në anën e kundër të historisë Ata kanë mohuar lirinë e Kosovës, ata kanë mohuar krijimin e shtetit të Kosovës. Ata kanë deklaruar se Kosova nuk do të jetë asnjëherë shtet”.

Kurse, Limaj cilëson se Kosova ka ngecur në shumë plane duke kërkuar mobilizim për ta nxjerrë nga kjo situatë.

“Kosova ka ngecur në çdo plan ekonomik, social e politik. Në shumë drejtime ajo ka humbur rrugën, ka humbur rrugë e ka humbur partner, ka humbur komunikimin me aleatët e me bashkëkombësit. Kjo politikë e ka futur Kosovën në një qorrsokak që do të jetë e vështirë për ta nxjerrur. Më shumë se kurrë na duhet mobilizimi i të gjitha forcave pozitive të këtij vendi, që të bashkëpunojmë e të provojmë ta nxjerrim vendin nga ky qorrsokak”.

Ndërsa, cilëson se urgjentisht duhet mobilizim që Kosova të shërohet nga ‘helmi’ që qeveritaret kanë ngritur brenda popullit.

“Na duhet urgjent që të heqim e të shërojmë këtë helm që e ka ngritur ky grup njerëzish brenda popullit”.

Tutje, ai tha se synim i tyre është edhe përforcimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Shqipërisë duke i cilësuar si të dobësuara.

/Shqip.com