Lajme

Limaj sheh mundësi që të bashkohet me opozitën: Vendi ka marrë drejtim të gabuar

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mundësinë e ribashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo gjë sipas tij po bëhet për shkak “se vendi ka marrë drejtimin e gabuar”.

Në një intervistë për EO, Limaj tha se është e rëndësishme që të kuptohet se kjo qeveri do t’i sjellë të marrëveshje të keqe Kosovës, duke theksuar nevojën e krijimit të këtij fronit opozitar.

“Unë kam miq shumë, përditë takohem me njerëz,  kemi një histori të përbashkët, kemi shumë gjëra të përbashkëta, bile e kemi një pjesë të identitetit tonë politiko-historik, sidomos në luftë dhe pas luftës, prandaj nuk janë të pazakonta këto takime e tilla. Ajo që mund të them për ju është se kemi dalë një ide në gjendjen çfarë është sot, ka nevojë për një front të përbashkuar, në bashkimin e forcës dhe po unë jam i interesuar ti bashkoj forcat, edhe me individë edhe me qytetarë, me ata që janë të brengosur në rrugën në të cilën është vendi, kursin cilin e ka kjo Qeveri, me një frymë që ka përvojë brenda dhe që e ka energjinë e re, t’i bashkojmë forcat për të pasur një opozitë të fuqishme”, tha Limaj.

Se si mund të bëhet një bashkim me opozitën, Limaj thotë se mbetet të diskutohet.

“Formula sesi vijmë deri te një bashkim, atëherë mbetët me u diskutu. Por ajo se cfarë dua të them është  kjo. Unë po kërkoj me u bë bashkë të gjithë ata që e ka rreh zemra në një vend dhe që e kemi një qëllim. Nuk besoj se është mirë që është mirë me shku mbrapa, me qenë dikund ku je me zemër të thyer dhe me mendje të turbulluar, prandaj kemi ardh te një ide të një bashkimi të atyre që u rreh zemra në një vend dhe mendjen e kanë në një objektiv”, tha tutje Limaj.

“Unë me kolegë të mi, besojmë që koha për një bashkim të atyre që u rrah zemra në një vend, dhe e kanë një mendje të njëjtë dhe mendojnë njëjtë, është koha për bashkim, për bashkëpunim dhe ne kemi dalë dhe e kemi bërë këtë hap dhe jemi duke i ftuar të gjithë të bashkohemi rreth një koncepti të përbashkët, që pastaj mund të prodhojë një bashkim elektoral edhe mund të vijnë formulat tjera që ia lëmë rrugës të tregojë. Për ne jemi dalë sepse besojmë që koha po e kërkon një rifuqizim sepse zhvillimet e deritanishme po ta imponojnë dhe po tregojnë se vendi e ka marrë drejtimin e gabuar”, tha Limaj.

Kreu i Nismas ka folur edhe për aktakuzën e ish-krerëve të UÇK-së duke thënë se ato janë të ngjashme me të tijat dhe të Ramush Haradinajt.

“Cështjen e kemi parë në aktakuzë, unë besoj se mbrotja ka argumentet e mjaftueshme, i ka disa vendime të shkallës së parë në Hagë dhe në Prishtinë, besoj se mbrojtja atje është shumë profesionale, e aftë dhe e përgatitur, njërëz me përvojë dhe ata kanë me ditë me i përdor këto argumente. Besoj se kanë filluar ti përdorin nëpër seanca sa po i përcjellim dhe kanë filluar t’i referohen aktgjzkimeve tona dhe besoj kur të fillojë procesi gjyqësor, duhet të trajtohen”, u shpreh Limaj.

Limaj thotë se i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së dhe se të gjithë janë shumë mirë.

/Shqip.com