Lajme

Limaj: Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha planet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për Qeverisjen Kurti 2. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka pohuar se ky ekzekutiv ka dështuar në të gjitha planet.

“Është koha kur duhet të përmblidhen rezultatet dhe të arriturat e tre-vjeçarit të Qeverisë. Ai skepticizimi im tash është kthyer në një realitet që e prekin të gjithë”.

“Një qeveri që ka dështuar në të gjitha planet e zhvillimeve të brendshme, të qeverisjes së brendshme nëse e merrni në të gjitha sektorët ekonomik, social, të marrëdhënieve shoqërore, diplomatik, pozicionit të Kosovës në të gjitha drejtimet sot është më keq se sa që ka qenë më përpara”, ka thënë Limaj.

/Shqip.com