Lajme

Limaj: Prej kohës së Titos e deri kur e mora unë, Kosova i ka pas vetëm 1400 km rrugë të asfaltuara

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Ish-ministri i Transportit dhe njëherësh kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se në kohën kur në krye të kësaj ministri Kosova kishte vetëm 1400 km rrugë të asfaltuara.

Këto komente Limaj i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Për shumëkënd  kanë qenë të papritura ato rezultate. Diku 1200 km rrugë janë ndërtuar në Kosovë për dy vjet ndërsa Kosovën kur e kam marrë unë më 2008 Ministrinë, prej kohës së Titos, prej 44’ës e deri më 2007 Kosova i ka pasur 1400 km rrugë të asfaltuara”, tha Limaj.

Ai gjithashtu ka thënë se krejt çka ke pa asfalt në Kosovë prej 44 e deri më 2007 kanë qenë 1400 km dhe sipas tij mundet me gabuar me 100-200 metra por krejt Kosova kaq ka pasur rrugë të asfaltuara./Shqip.com