Lajme

Limaj për zgjedhjet e 3 prillit: Kosova është dashur të gjejë modalitete

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate ka folur rreth moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Sipas tij, Kosova është dashur të gjejë modalitete për mundësimin e mbajtjes të zgjedhjeve serbe brenda territorit.

“Unë mendoj që aty ka pasur disa përpjekje për të ardhur deri të modaliteti i zgjedhjeve serbe në Kosovë, ka pasur disa propozime nga Qeveria e Kosovës dhe kjo tregon që ne këtu si qeveri si shtet kemi problem me dhënë përgjigjen shtetërore dhe zgjidhjen”, tha Limaj në Tëvë1.

Më tej, Limaj përmendi edhe paketën e Ahtisarit  cila sipas tij, në “esencë ka formimin e një shteti multietnik”.

“Në esencë paketa e Ahtisarit Kosova është një shtet multietnik dhe në zemrën e Kushtetutës është e Ahtsiarit siç e dini kemi bërë kompromise të mëdha për të ardhur te pavarësia dhe jo rrallë herë i dëgjojmë edhe opnionistët nëse shohim sistemin tonë juridik me të drejta të ofruara për minoritete”, u shpreh ai.

Zgjedhjet në Serbi

Theksojmë se Serbia kishte kërkuar që të hapen qendra votimi edhe në Kosovë.

Mirëpo, pala kosovare nuk e lejoi këtë pa ardhur direkt një kërkesë nga institucionet qendrore në Serbi te ato qendrore në Kosovë.

Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe vendet e QUINT-it.

Andaj, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve vendosi që komunat si Bujanoc, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin – të caktohen si qendra të votimit për votuesit nga Kosova./Shqip.com