Lajme

Limaj: Kosova ka rënë në kurthin e një politike mashtruese

Kosova nesër festoon 15 vjetorin e ditës së shpalljes së Pavarsisë. E për Fatmir Limaj në këto 15 vite kanë ndodhur mrekulli.

Limaj thotë se transforimimi i shtetit të Kosovës nis që nga viti 2008. Ndërsa kur fol për pushtetin aktual ka kritika të shumta.

“Së pari dua të them se ka ndodhur një mrekulli ajo që ka ndodhur prej çlirimit të Kosovës deri më tani. Mrekulli në krejt ajo çfarë është ndërtuar në këtë vend. Mos harroni, 15 vjet shtet, mosha shtetërore institucionale me moshën biologjike të njeriut është si një fëmijë 15 ditor, dhe kur e kthejmë kokën mbrapa se në çfarë gjendje ka qenë Kosova e rrënuar dhe shkatërruar institucionalisht e administrative, e shkatërruar ekonomikisht dhe me një fjalë çdo gjë ka filluar nga minusi”, thotë Limaj.

Sipas tij, Kosova ka rënë në kurthin e një politike mashtruese.

“Kur është transformuar UÇK-ja në TMK, këta u thonin zjarrfikësa i përçmonin e i ofendonin. Pjesëtarët e TMK-së kanë qëndruar pa paga për dy apo tri vite, për ta ruajtur transformimin e rrugëtimin e ndërtimit të Ushtrisë së Kosovës”, thotë Limaj.

Ai konsideron se ekzekutivi nuk ka asnjë storie të suksesit.

/Shqip.com