Lajme

Limaj akuzon Qeverinë për hajni: Ia vodhi Nismës programin

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka akuzoi Qeverinë Kurti për vjedhje të programit.

Limaj tha se Kurti ka ardhur në pushtet pa program dhe tashmë vetëm kopjon dhe deformon programe.

“Neve na ka ardhur një qeveri pa program. Mirëpo, ka vjedhur programe, i kopjon, i deformon, e kthen në një qeveri sociale”, tha Limaj në emisionin “Këndi i Debatit”.

Limaj, gjithashtu tha se Kurti veçse ka hequr dorë nga puna e tij.

“Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga puna. Një kryeministër i cili e ka situatën “lomsh” në vendin e tij, duke filluar nga gjendja ekonomike deri te gjendja politike. Çfarë po bën ai? Ai, po e bën atë që di ta bëjë më së miri, “me shku me ba naj pallavër”, e me i shit fall botës për Kinën, Ukrainën e për gjeopolitikën, për nga 1 javë ditë në seminare. Qeveria Kurti nuk di të bëjë gjë tjetër përveç të mbajnë ligjërata nga 40 minuta. Tërë jetën e tyre kanë “shitur fall”, tha Limaj.

Ndërkaq, në diskutim e sipër ai tha se populli i Kosovës ka një qeveri pa qëllime, e që sipas tij nuk po ndërmarrin asgjë për t’i zgjidhur problemet aktuale me të cilat vendi po ballafaqohet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ndryshe, Kurti është akuzuar se ka vjedhur iden që ka prezantuar për punësimin e një familjari.

Kurit, ka bërë të ditur se që nga e hëna, në kuadër të masave të punësimit synojnë të garantojnë që çdo familje në vend të ketë së paku një të punësuar.

Kreu i qeverisë tha se nëpërmjet kësaj skeme, qeveria do të subvencionojë deri në 70 për qind të pagës bruto të punëtorit, ku maksimumi do të jetë 300 euro për gjashtë muaji./SHQIP.com