Rozë

Lila dhe Capital-T ia kënduan këngën në RTSH, kompozitori: Mos ma bëni pis këngën

Në mbrëmjen e tretë të Festivalit të këngës në Radio Televizionin e Shqipërisë, Elsa Lila dhe Capital-T, kanë përformuar së bashku në skenë.

Ata përformuan këngën “Pyes lotin”, të kompozitorit Valentin Veizi.

Mirëpo, këtë të fundit, e ka “irrituar”, përformanca e tyre dhe ka reaguar i revoltuar, pasi asnjëri prej tyre nuk kishin marrë lejën e tij, për ta risjellë këtë këngë në skenë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga RTSH- që të largohen kënga nga çdo lloj raportimi.

“Nuk e di kush ka marë guximin e ka pasur kurajon të ma bëj “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit”, ka shkruar ai.

“Ti (kushdo) mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit, (kompozitorit). Më lini tja u them troc edhe njëherë Liles edhe Capitalit, modeli i këngës që ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një këngë aq të bukur si kënga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar’, thuhet tutje në postimin e tij.

Kënga nga Elsa Lila dhe Capital-T, u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

/Shqip.com