Teknologji

Ligjvënësit e Montanës votojnë për të ndaluar TikTok

Foto Ilustruese

Ligjvënësit e Montanës të premten kaluan një projektligj për të ndaluar operimin brenda shtetit të platformës të popullarizuar të videove të shkurtra, si “kërcënimin” më të fundit ndaj ekzistencës në SHBA të aplikacionit nën pronësinë kineze.

Projektligji i njohur si SB 41, do të ndalonte dyqanet e aplikacioneve në telefona që të ofrojnë shkarkimin e TikTok tek përdoruesit në Montana. Dhoma e Përfaqësuesve në Montana votoi me 54 vota pro për aprovimin e ndalimit, ndërsa 43 të tjera ishin kundër.

TikTok, e po ashtu Apple dhe Google – 2 të fundit të cilat operojnë me dyqane aplikacionesh – do të përballeshin me gjoba nëse e shkelin rregullën e ndalimit, kjo nëse ky projektligj bëhet një ligj, raporton Reuters.

TikTok, i cili është nën pronësinë e kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance, po përballet me një numër në ngritje të thirrjeve për ndalimin e aplikacionit në të gjithë vendin, e tëra kjo mbi shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të qeverisë kineze mbi platformën.

/Shqip.com