Lajme Botë

Ligjvënësi i parë me ngjyrë do të drejtoj një parti në Kongres

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjodhën përfaqësuesin e New Yorkut, Hakeem Jeffries për të pasuar kryetaren Nancy Pelosi, një veprim potencialisht historik për të zgjedhur personin e parë me ngjyrë për të udhëhequr një parti në Kongres.

Nancy Pelosi u bë gruaja e vetme që shërbeu në postin e fuqishëm të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, shfaqi aftësi të veçanta për siguruar miratimin e ligjeve të rëndësishme, solli unitet mes kolegëve të saj demokratë dhe sfidoi disa njerëzit më të fuqishëm në botë.

Në moshën 52-vjeçare, Jeffries do të përfaqësonte një ndryshim brezash nga triumvirati aktual i udhëheqësve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët janë tre dekada më të vjetër se ai. Ai u bë kryetar i grupit demokratik në vitin 2019, duke e bërë atë anëtarin më të ri që shërben në udhëheqje.

Jeffries duket se gëzon mbështetje të gjerë në mesin e grupit demokratik të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Një ditë e re po zbardhet – dhe unë kam besim se këta udhëheqës të rinj do të udhëheqin me aftësi grupin tonë dhe Kongresin”, tha Pelosi, raporton CNN.

Për muaj të tërë, ligjvënësit demokratë kanë pëshpëritur se dalja e mundshme e Pelosit nga Kongresi mund të hapë rrugën për Jeffries.

Jeffries tha se ai shpreson të “udhëheqë një përpjekje që përqendron strategjinë tonë të komunikimit rreth parimit të mesazheve që vlerat bashkojnë, çështjet ndajnë”. Ai vlerësoi gjithashtu udhëheqjen e kaluar, por tha se “duhet bërë më shumë për të luftuar inflacionin, për të mbrojtur demokracinë tonë, për të siguruar lirinë riprodhuese, për të mirëpritur amerikanët e rinj, për të promovuar mbrojtjen e barabartë sipas ligjit dhe për të përmirësuar sigurinë publike në të gjithë vendin”.

/Shqip.com