Lajme

Ligji i Pagave në Kushtetuese, Tahiri: Do të konstatohet shkelja

Avokati i Popullit ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave.

Për këtë ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se Avokati i Popullit ka bërë mirë, pasi 104 kërkesa janë shifra rekorde.

Sot Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ex – Officio për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të Pagave 08/L – 186, dhe bëri mirë.

104 është shifra rekord e ankesave dhe shkresave kundër ligjit. Janë dëshmi e gjallë e mungesës së përfshirjes, konsultimit dhe transparencës nga ana e qeverisë. Janë 22 faqe elaborim i tyre nga institucioni i Avokatit të Popullit. Mjaftojnë”.

Lexo edhe:
Avokati i Popullit dërgon në Kushtetuese Ligjin e Pagave

Ai tha se do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet administrata publike.

Do të konstatohet se janë shkelë parimet bazë të të drejtave kushtetuese, të drejtave të njeriut, ku pagat mund të ulën vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. As 220 faqe nuk do të mjaftonin se sa thellë shkelin në rend, siguri e kushtetutë. Pra do të konstatohet kontrabanda, politizimi dhe mësymja për dominim. Shkurt edhe një hap i shëmtuar dhe përjashtues. Stop, në demokraci nuk kalon!”.

Ligji i Pagave u miratua në Kuvendin e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti me 63 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e votuan këtë ligj pasi që sipas tyre vlera e koeficientit duhet të ishte më e lartë.

Qeveria kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024.

/Shqip.com