Lajme

Ligji i Pagave në Kushtetuese, Haxhiu: Avokati i Popullit ia hoqi ‘maskën’ Qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Avokati i Popullit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave.

Për këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka shkruar se institucioni i cili mbron të drejtat e njeriut në vend, ia hoqi “maskën” mazhorancës parlamentare dhe qeveritare aktuale.

Ai në Facebook tha se qindra ankesa te Avokati i Popullit për këtë ligj, janë kryesisht për shkak të trajtimit jo adekuat, jo të barabartë, ulje të koeficientit, zvogëlimin e pagave e heqjen e shtesave.

Dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi maskën Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së.

104 ankesa të dorëzuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik te Avokati i popullit tregojnë pakënaqësinë e nëpunësve publik me Ligjin e Pagave të miratuar nga kjo mazhorancë e pa dijshme dhe e papërgjegjëshme. Ankesat janë kryesisht për shkak të trajtimit jo adekuat, jo të barabartë, ulje të koeficientit, zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave etj”.

Ligji i Pagave u miratua në Kuvendin e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti me 63 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e votuan këtë ligj pasi që sipas tyre vlera e koeficientit duhet të ishte më e lartë.

Qeveria kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024.

/Shqip.com