Sport Shqiptar

Liga Unike: Flamurtari dhe Partizani kualifikohen në finale

FOTO: Liga Unike
FOTO: Liga Unike

Flamurtari është kualifikuar në finale të Ligës Unike për femra. Skuadra vlonjate ka mundur Prishtinën 83:74 (15:21, 20:18, 19:21, 29:14), në Final 4 që po zhvillohet në Vlorë.

Te Flamurtari u dalluan Annalyse Benally me 21 pikë, Samra Omerbasiq me 15 pikë e pesë kërcime dhe Liliete Ikete me 17 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 20 pikë e tetë kërcime dhe Kaela Hilarie me 20 pikë e tetë asistime.

Ndryshe, Partizani është skuadra e dytë finaliste në Ligën Unike të femrave. Skuadra tiranase mundi Bashkimin 60:62 (18:16, 13:18, 16:19, 13:9), ku nesër do të përballet me Flamurtarin nga ora 19:00, kurse për vendin e tretë do të garojnë Prishtina me Bashkimin.

Më e mira te Bashkimi ishte Aulona Muhadri me 17 pikë e 15 kërcime, kurse te Partizani më e dalluara ishte Lasanja Edwards me 24 pikë e 15 kërcime.

/Shqip.com