Sport Ndërkombëtar

Liga Premiere thyen këtë rekord negativ

Shkarkimi i trajnerëve gjatë sezonit është kthyer në diçka të zakonshme, ku kontratat rrallë herë zbatohen deri në afatet e përcaktuara. Ky zakon i keq tashmë ka prekur edhe ajkën e futbollit evropian, Premier Leaguen. Si asnjëherë më parë, në elitën e Anglisë janë shkarkuar 12 trajnerë nga detyra.

Premier League thyen kështu rekordin për shkarkimin e trajnerëve gjatë një sezoni, ndërsa kujtojmë se ka ende dy muaj për t’u luajtur deri në përfundimin e edicionit 2022/23. Graham Potter është rasti më i freskët që është larguar nga bankina, teksa 11 emrat e tjerë janë: Scott Parker (Bournemouth), Thomas Tuchel (Chelsea), Bruno Lage (Wolverhampton), Stiven Gerrard (Aston Villa), Ralph Hasenhuttl (Southampton), Frank Lampard (Everton), Jesse Marsch (Leeds), Nathan Jones (Southampton), Patrick Viera (Crystal Palace), Antonio Conte (Tottenham) dhe Brendan Rogers (Leicester).

/Shqip.com