Sport Shqiptar

Liga “Gjergj Kastrioti”: Rezultatet pas ndeshjeve të xhiros së dytë

Tashmë është kompletuar xhiroja e dytë e ligës së përbashkët “Gjergj Kastrioti”, derisa ekipet e përfshira kësaj radhe kanë pasur punë brenda kufijve të vendeve respektie.

Ekipet kosovare patën punë kundër njëra tjetrës, me Skenderaj që mposhti M-Technologien, ndërsa Drita u tregua e fortë për Fer Volley.

Në përballjet mes ekipeve nga Shqipëria, Tirana fitoi kundër Partizanit, derisa Skenderbeu triumfoi kundër Vllaznisë.

Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll është formuar në këtë edicion.

/Shqip.com