Liga e Parë, Grupi A – një “dramë” në vete

Në Ligën e Parë, Grupi A, është duke u zhvilluar një garë tejet e fortë, për kreun e tabelës.
Fillimisht, Vëllaznimi, ishte lider, por, tashmë Trepça 89 e ka rrëmbyer kreun e tabelës, shkruan Shqip.com.
Mitrovicasit po zhvillojnë një kampionat fenomnal dhe dëshirojnë që me çdo kusht të rikthehen në Superligë, një vit pas rënies.
Skuadra e udhëhehqur nga Shpëtim Idrizi, nuk është njoftuar ende me humbje këtë sezonë, pas 11 gjirove të zhvilluara.

Së bashku me Vëllaznimin, janë dy skuadrat e vetme që nuk janë mposhur ende në këtë sezonë.
Me gjashtë fitore dhe pesë barazime, Trepça 89-të gjendet në pozitën e parë në tabelë, ndërsa ka grumbulluar 23 pikë.
Në anën tjetër, gjakovarët janë një pozitë më poshtë, me dy pikë më pak. Që nga largimi i trajnerit, Granit Begolli, kuqezinjët kanë realizuar tre barazime radhazi.
Në garë për kreun e tabelës janë edhe Onix së bashku me FC A&N, që kanë nga 17, respektivisht 16 pikë.
Në fund të tabelës, është FC Besa, ekip që sezonën e kaluar kishte garuar në Superligë.
Pejanët kanë vetëm tetë pikë dhe e rrezikojnë seriozisht rëniën në një kategori më poshtë.
Deri në përfundim të kampionatit, kanë mbetur edhe 16 ndeshje për tu zhvilluar./Shqip.com
