Sport Shqiptar

Liga e Konferencës, Drita e Dukagjini para sfidave të vështira

Dy skuadrat kosovare, Drita e Dukagjini sot zbresin në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre në Ligën e Konferencës.
Në orën 19:00, Drita luan në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen, për tu përballur me gjigantin çek Viktoria Plzen.

Vendasit janë favorit në letër, mirëpo gjilanasit kanë udhëtuar për këtë takim që të marrin rezultat pozitiv.

E një orë më vonë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të fillojë ndeshja mes Dukagjinit dhe HNK Rijekës.

Klinasit pasi kaluan me sukses raundin e parë, do të synojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në të dytin.

Synimi i skuadrës klinase është që të shfaqë lojë të bukur dhe ta befasojë skuadrën e madhe kroate që gjithashtu është favorit në letër.

/Shqip.com