Sport Ndërkombëtar

Liga e Kombeve vazhdon me disa ndeshje interesante

Edhe e diela sjell disa përballje interesante në Ligën e Kombeve.

Franca do të këtë përballë një test të vështirë në udhëtim te Danimarka e Eriksenit.

Danimarka do të kërkojë fitore pëballë kampionëve të Botës, për të pasur një mundësi për të zënë vendin e parë në grup.

Me tri fitore dhe dy humbje Danimarka gjendet në vendin e dytë mbrapa vetëm Kroacisë, kurse Franca është e treta dhe tashmë ka ngecur në atë pozicion e nuk mund të ngritët më lartë.

Kroacia do të kërkojë të ruaj vendin e parë, duke mposhtur në udhëtim Austrinë.

Në këtë kampanjë Austria ka tri humbje, një fitore e një barazim, kurse Kroacia ka tri fitore, një barazim e një humbje.

Të dyja këto ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 20:45.

Përballje mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Wales e Polonisë.

Të dyja këto skuadra kanë pasur një fillim të tmerrshëm dhe rrezikojnë rënien në një ligë më poshtë.

Polonisë do i mjaftonte një barazim, kurse Wales e ka të detyruar fitoren.

Derisa, Holanda dhe Belgjika do të luftojnë për një vend në krye të këtij grupi.

Holanda është në vendin e parë me 13 pikë, kurse Belgjika është e dyta me 10.

Edhe këto ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 20:45./Shqip.com