Sport Ndërkombëtar

Liga e Kombeve: Kroacia shkon në finale, eliminon Holandën

Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve.

Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic eliminuan sonte nikoqirët e “Play-Offit”, Holandën, në gjysmëfinale.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “De Kuip” përfundoi me rezultatin 2:4, teksa fituesi u përcaktua pas vazhdimeve.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 34-t, kur Donyell Malen shënoi pas një aksioni të bukur të holandezëve.

Pjesa e dytë nisi më ndryshe. Në minutën e 55-të, Andrej Kramaric e shndërroi në gol penalltinë e fituar me mjeshtëri nga Luka Modric.

E në minutën e 73-të Mario Pasalic realizoi për ta përmbysur rezultatin.

Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Noa Lang, i cili shënoi në minutën e 90+6 për të dërguar ndeshjen në vazhdime.

Vetëm pasi kaluan tetë minuta në pjesën e parë të vazhdimeve, ishte Bruno Petkovic që në minutën e 98-të riktheu sërish avantazhin e kroatëve.

Fitorja u vendos nga kapiteni, Luka Modric, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 116-të.

Kroacia në finale do të ndeshet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër, Itali-Spanjë, që do të zhvillohet të enjten mbrëma.

Për Kombëtaren kroate është hera e parë që arrin në finale të Ligës së Kombeve.

Finalja do të zhvillohet të dielën e 18 qershorit.

/Shqip.com