Sport Shqiptar

Liga e Kampionëve: Përfundon ndeshja Vllaznia – PSG

Vllaznia e Shkodrës në konkurrencën e femrave nuk ia del të surprizojë në ndeshjen e katërt në grupet e Ligës së Kampionëve duke u mundur me rezultat 4:0 nga Paris Saint Germain.

Vajzat shkodrane u mposhtën teksa francezet shënuan nga dy gola për pjesë teksa seria e golave u hap në minutën e 19-të nga ana e Diani që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në të 36-tën ishte sërish e njëjta autore që ndëshkoi Vllazninë ndërsa në fraksionin e dytë, Bachman (’60) dhe Folquet (’81) duke plotësuar “pokerin” e francezëve.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi| në Shkodër.

Pas këtij rezultati, PSG ngjitet në vendin e dytë të grup me shtatë pikë, ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia mbetet e fundit dhe ende është në kërkim të golit të parë evropian ndërsa ka pësuar plot 19 të tillë në një grup ku bëjnë pjesë edhe Chelsea me Real Madrid.

/Shqip.com