Sport Ndërkombëtar

Liga e Kampionëve: Leipzig dhe Manchester City ndahen baras

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Leipzig dhe Manchester City kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Në rastin e parë të mirë, Manchester City arriti të shënonte, kur Riyad Mahrez mori një pasim nga Ilkay Gundogan, dhe gjuajti nga brenda zonës për të shënuar për 1-0.

Pas disa rasteve të mira erdhi edhe goli i barazimit, kur Marcel Halstenberg harkoi te Josko Gvardiol i cili me kokë shënoi për 1-1.

Man City kishte rast të barazonte, kur Gundogan gjuajti, por portieri ishte në vend.

Një barazim që i mban të dy skuadrat në garë për një vend në çerekfinale.

/Shqip.com