Sport Ndërkombëtar

Liga e Kampionëve fillon pa “mbretin” e saj

Cristiano Ronaldo

Liga e Kampionëve rikthehet sonte – me tetë ndeshje.

Por, këtë vit do të jetë më e “zbehtë”.

Për herë të parë – pas 20 vitesh – në këtë garë nuk do të luaj Crististiano Ronaldo.

CR7 e mban stafetën e golashënuesit më të mirë në historinë e këtij kompeticioni – me gjithsej 140 gola.

Ama, realiteti i tij i ri quhet “Europaligë”.

Sulmuesi portugez ka edhe shumë rekorde tjera në Champions – përfshirë edhe atë – për më së shumti gola të realizuar për një sezon – me gjithsej 17-të ( në sezonin 2013-2014).

Në total – Ronaldo e ka fituar vesgjatën pesë herë – gjatë karrierës së tij – katër herë me Real Maddrid dhe një herë me Manchester United.

Mungesa e numrt 7 të “Djave të Kuq” mund t’i hapë rrugët rivalit të tij të përjetëshëm, Leo Messit për ta barazuar me gola dhe trofe.

Messi ka vetëm një titull më pak të Championsit, teksa është 15-të gola prapa?/Shqip.com