Sport Ndërkombëtar

Liga e Evropës, sonte ndeshjet çerekfinale

Liga e Evropës është futur në fazën çerekfinale, me katër përballje interesante që zhvillohen sonte.

Në orën 18:45, do të “përsëritet” dhe njëherë finalja e Tiranës, me Feynoordin që do të presë Romën.

Në orën 21:00, do të luhet akti i parë mes Bayer Leverkusen dhe Rooal Union, fituesi i së cilit do të përballet me të kualifikuarin e Feynoord-Roma.

Po në këtë orë luhen dhe dy supersfidat e tjera. Juventusi pret Sportingun e Lisbonës në Torino. Bardhezinjtë llogariten favoritë, por Sportingu mund të surprziojë sërish, ashtu siç bëri në fazën paraardhëse kundër Arsenalit.

Manchester United

Nga ana tjetër, Manchester United do të presë në “Old Trafford” Sevillan. “Djajtë” shihen si pretendenti kryesor për të ngritur lartë trofeun, por 6-herë fituesit e kësaj gare kërkojnë të bëjnë surprizën.

Çiftet:
Feynoord – Roma 18:45
Bayer Leverkusen – Union St. SG 21:00
Juventus – Sporting 21:00
Manchester United – Sevilla 21:00

/Shqip.com