Sport Ndërkombëtar

Liga e Evropës, shorti ofroi përballje interesante

Është hedhur shorti për fazën e 1/8-tave në Europa League. Pjesë e shortit ishin skuadrat të cilat e mbyllën në vendin e parë fazën e grupeve dhe këtu përfshihen klube si Arsenal, Betis, Real Sociedad, Feyenoord, Freiburg, Ferencvaros, Union Saint-Gilloise si dhe Fenerbahce.

Nga ana tjetër, ishin skuadrat të cilat u kualifikuan nga raundi play-off teksa bëhet fjalë për klube me shumë histori në Evropë si Manchester United, Juventus, Sevilla, Roma, Bayer Leverkusen, Shakhtar Donetsk si dhe Sportingu Lisbonës. Goglat dhuruan përplasje interesante ku spikasin ato mes Sporting Lisbonë-Arsenal, Roma-Real Sociedad dhe Sevilla-Fenerbahce.

Ndeshjet e para janë programuar të luhen më datë 9 mars dhe ato të kthimit pas një jave më datë 16 mars.

Shorti:
Union Berlin-Union Saint-Gilloise
Sevilla-Fenerbahce
Juventus-Freiburg
Bayer Leverkusen-Ferencvaros
Sporting Lisbonë-Arsenal
Manchester United-Betis
Roma-Real Sociedad
Shakhtar Donetsk-Feyenoord

/Shqip.com