Sport Ndërkombëtar

Liga e Evropës me shumë ndeshje interesante

Sot zhvillohen tetë ndeshjet e 1/8-ave në Ligën e Evropës.

Një ndër duelet që pritet të jetë i luftuar është ai mes Juventusit dhe Freiburgut që do të luhet në Torino në orën 21:00.

Po në të njëjtën orë, Manchester United, pasi eliminoi Barcelonën, do të presë në shtëpi një tjetër ekip spanjoll, Betisin.

Ata do të kërkojnë të eliminojnë Real Betisin për të vazhduar rrugën drejt titullit.

Në orën 18:45 Arsenali do të luajë në udhëtim me Sportingun e Lisbonës, ndërsa Roma do të presë Real Sociedadin.

/Shqip.com