Liga e Evropës: Mbyllen pjesët e para
Publikuar:
(11.05.2023 21:53:23)

Kanë përfunduar pjesët e para në dy gjysmëfinalet e Evropa Ligës.
Juventusi e sheh vetën në disavanatzh prej një goli 1:0 ndaj Sevillës.
Në minutën e 26’ shënoi En-Nesyri, pas një kundërsulmi ‘vrastar’.
Ndeshje më të mirë zhvilluan klubi spanjoll, për të mbyllur 45 minutat e parë në të mirë të tyre.
Juventusi ishin të rrezikshëm në disa raste, por nuk arritën të bëjnë asgjë.
Ndeshja tjetër në mes Romës – Bayer Leverkusen nuk dhuroi gola.
Të dy ekipet zhvilluan lojë të qetë, duke u munduar të përfitojnë nga gabimet.
Por, si italianët ashtu edhe gjermanët ishin të kujdesshëm në këtë pjesë të parë.
/Shqip.com