Liga e Evropës: Andi Zeqiri shënon për Baselin ndaj Slovan Bratislavas
Publikuar:
(09.03.2023 22:29:21)

Sulmuesi kosovar Andi Zeqiri ka vazhduar me gola me fanellën e Baselit.
Në kuadër të Ligës së Konferencës, skuadra zvicerane po përballen me ekipin sllovak Slovan Bratislava.
Baseli është në epërsi 2-1, derisa golin e dytë e realizoi sulmuesi kosovar.
Reprezentuesi zviceran shënoi në minutën e 40-të për t’i dhënë epërsinë Baselit.
Për 23-vjeçarin ky ishte goli i 13-të këtë edicion me fanellën e Baselit, derisa ka edhe dy asistime në 33 ndeshje.
/Shqip.com