Sport Shqiptar

Liga Ballkanike: Bashkimi – Hapoel Beer Sheva, përfundon ndeshja me këtë rezultat

Skuadra e Bashkimit nuk po ia del assesi të marrë fitore në Ligën Ballkanike, teksa sonte regjistroi humbjen e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Skuadra e drejtuar nga Audrius Prokuraitis u mposht sonte nga Hapoel Beer Sheva.

Ndeshja që u zhvillua në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë, përfundoi me rezultatin 60:81.

Egor Koulechov me 15 pikë ishte shënuesi më i mirë te izraelitët, kurse te prizrenasit u dallua Daniel Lekndreaj me 19 pikë.

Për skuadrën nga Izraeli ishte kjo fitorja e katërt radhazi, duke vazhduar kështu si e pamposhtur.

Hapoel Beer Sheva të enjten do të zhvillojë derbin kundër Pejës në “Karagaçi” për të përcaktuar kështu skuadrën lidere për këtë vit në Ligën Ballkanike. Pejanët gjithashtu kanë bilanc prej 4 fitoreve nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndërkaq, Bashkimi, që renditet i fundit në tabelë, garat në këtë ligë do t’i vazhdojë nga janari i vitit të ardhshëm

/Shqip.com