Rozë

Lidhja me Adisin ‘ndan’ Fifin nga Monika, publikohen mesazhet e artisteve

Fifi dhe Monika janë dy ish-banoret e Big Brother Vip të cilat arritën ta krijojnë një shoqëri të mirë brenda shtëpisë, të cilën po e vazhdojnë edhe sot.

Por, ato ende nuk kanë kaluar një natë bashkë, ashtu siç i kishin premtuar njëra-tjetrës në BBV.

Këtë e ka zbuluar Fifi e cila ka publikuar në Instastory mesazhet private me Monikën.

Sipas bisedës së publikuar nga Fifi, aktorja i shkruan: “Kur do flemë bashkë?” Teksa Fifi ia kthen: “Ty po të pres. Ngelëm pa fjetur.” 

Ndërkohë krah postimit në rrjetin sociale artistja ka shtuar: “Ky është mesazhi më i bukur që më vjen çdo muaj dhe akoma s’ndodhi!”

Është Monika, ajo e cila edhe më parë ia kishte kërkuar një gjë të tillë publikisht Fifit.

“Po unë kur do fle me ty”– shkruante Monika disa javë më parë në Instagramin e Fifit kur kjo e fundit publikoi disa foto me Adisin. Ky i fundit i shkroi: “Pa merak Monika… do ta lej një ditë”.

Kujtojmë që gjatë kohës kur ishte në BBV, Monika shprehu se natën e parë pas daljes do ta kalojë me Fifin. Në intervistat e dhëna më tutje, aktorja rrëfeu takimin që ka pasur me të dashurin e Fifit, Adis Patushin. Mes të qeshurash, Lubonja shprehu asokohe se sapo të mbarojë intervistën do të flasë me Fifin dhe se do flejë me të ndërsa “dhëndri të bëjë si të bëjë”.

Theksojmë se pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër./Shqip.com