Rozë

“Lidhja jonë ka përfunduar”- Blero me një letër të gjatë shpjegon se çka ndodhi

Këngëtari, Blero Muharremi dhe blogerja, Afrona Dika

Afrona dhe Blero ka disa javë që janë cak i mediave rozë.

Kjo pasi dyshja u përfolën për një ndarje të mundshme-por asnjëri nga ta nuk e pranoi publikisht.

Ndërsa sot këngëtari Blero përmes një statusi më “Instagram”, tha së martesa e tyre ka përfunduar që nga muaji maj.

“Meqenëse do të jetë adresimi im i fundit lidhur më këtë temë. Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2 vjeçare në Maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, shkroi Blero.

Blero dhe Afrona Dika

Ai tha se kjo është hera e fundit që deklarohet.

“Pra, miq e dashamirë, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem më një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasi në mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë te jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të”, tha ai ndër të tjerash.

/Shqip.com