Lidhja emocionale me rrobat nuk e lejon Adelinën t’i shes ato

Këngëtarja Adelina Tahiri është njëra ndër femrave më të përfolura të showbizit shqiptar.
Kjo pasi që Adelina njihet për stilin e jetesës luksozë që bënë.
Së fundmi, këngëtarja që momentalisht po qëndron në Vjenë, realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj.
Njëri nga ata e pyeti se nëse ka menduar ndonjëherë të shesë rrobat që nuk përdor më – që të gjithë e dimë se janë të shtrenjta.

Ajo u përgjigj se nuk do të mund ta bënte sepse ajo lidhet shumë emocionalisht me rrobat dhe aksesorët e saj – edhe me ato që ajo nuk përdor më.
Ndonëse ajo nuk do i hidhte për shitje, këngëtarja tha se shumë nga gjërat e saj ua fal njerëzve të saj të afërt.

Ndryshe Adelina ka disa vite që është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov dhe kanë një djalë./SHQIP.com