Lajme Botë

Liderit çeçen ia vjedhin kalin nga stalla çeke

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov.
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov.

Policia në Çeki ka nisur kërkimet pas informacioneve se ishte vjedhur një kalë në pronësi të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.

Kali i quajtur Zazou, me vlerë 19 mijë euro, u zhduk nga stalla ku mbahej në periferi të Pragës të premten e kaluar, tha policia lokale në një deklaratë. Sipas mediave çeke Kadyrov e kishte blerë kalin në Dubai në vitin 2012 dhe e transferoi në një stallë në Çeki.

Sipas “The Guardian”, Zazou ka fituar disa gara të rëndësishme dhe ka siguruar mbi 1 milionë euro të ardhura për pronarët e tij përgjatë karrierës. Në vitin 2014, kalit iu ndalua të garonte sërish, për shkak se Kadyrov u sanksionua pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov.

Lideri çeçen është aleat i ngushtë i Putinit dhe mbështet fuqimisht luftën në Ukrainë, madje duke kritikuar presidentin rus se nuk po tregohet aq brutal sa duhet.

Të mërkurën, Kadyrov tha një mesazh në Telegram ku fliste për kalin e zhdukur. “Jam i shqetësuar se Zazou mund të përfundojë në duart e gabuara. Si ka mundësi të ndodhë kjo? Ku ishte siguria?”, tha ai, duke shtuar se vlera e vërtetë e kalit ishte 10 milionë dollarë.

Mediat çeke kanë raportuar se më parë njerëz që flisnin rusisht janë përpjekur të marrin kuajt, duke thënë se ishin dërguar nga vetë Kadyrov për t’i dërguar në Poloni. Sipas një raporti të vitit 2018 nga “Transparency International”, Kadyrov ka në pronësi të paktën 128 kuaj garash, me të cilët ka fituar mbi 1,5 milionë dollarë në periudhën 2014-2018. /The Guardian

/Shqip.com