Kulturë

Liderët evropianë shijojnë vallet tradicionale shqiptare në Samitin e BE-së

Takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të martën në Shqipëri është shoqëruar edhe me valle popullore.

Ansambli Popullor, me veshje tradicionale dhe këngë patriotike ka përformuar para liderëve evropianë.

Koncerti u organizua me qellim që ata të njohin traditën shqiptare.

Vallet e luajtura ishin me origjinë si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.

/Shqip.com