Lajme Botë

Liderët botërorë dënojnë sulmet nga raketat ruse në drejtim të Ukrainës dhe Polonisë

Sot, liderët e Kanadasë, Këshillit Evropian, Komisionit Evropian, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Holandës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara u takuan në margjinat e Samitit të G20 në Bali.

Përmes një deklarate të përbashkët, të gjithë liderët kanë dënuar sulmet nga raketat ruse në drejtim të infrastrukturës civile të Ukrainës.

“Ne dënojmë sulmet barbare me raketa që Rusia kreu në qytetet dhe infrastrukturën civile të Ukrainës të martën” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Po ashtu liderët diskutuan edhe për sulmin e fundit në Poloni.

“Diskutuam për shpërthimin që ndodhi në pjesën lindore të Polonisë pranë kufirit me Ukrainën. Ne ofrojmë mbështetjen dhe ndihmën tonë të plotë për hetimin e vazhdueshëm të Polonisë. Ne jemi dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë për të përcaktuar hapat e duhur të ardhshëm ndërsa hetimi vazhdon” thuhet në deklaratë.

Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe popullin ukrainas përballë agresionit të vazhdueshëm rus, si dhe gatishmërinë tonë të vazhdueshme për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të pacipë ndaj komuniteteve ukrainase, edhe pse G20 mblidhet për t’u marrë me ndikimet më të gjera të lufte, thuhet më tutje në deklaratë.

/Shqip.com