Sport Shqiptar

Liburni triumfon në udhëtim te Liqeni

Liburni triumfon në udhëtim te Liqeni

Fitore e artë.

Liburni ka shënuar fitore në udhëtim te FC Liqeni, me rezultat 2-5.

Ani pse vendasit ishin favoritë në letër, parketi “foli” ndryshe.

Liqeni e nisi më mirë takimin dhe ishin duke udhëhequr 2-1, por kuqezinjët u rikthyen.

Edhe pse me karton të kuq, Liburni e përmbysi rezultatin edhe pse me një futbollist më pak dhe arkëtoi pikët e plota.

Golat për skuadrën nga Gjakova u shënuan Selmanaj(2), Dobroshi (2) dhe një nga Maxharraj.

FC Liburni

Liburni mbetet lider në tabelë, me 31 pikë të grumbulluara.

Deri më tani – ky ekip ka pësuar vetëm dy humbje, teksa ka edhe një barazim.

Kurse, Liqeni mbetet në pozitën e dytë./Shqip.com