Sport Shqiptar

Liburni me shumë ndryshime në prag të kampionatit të ri

Liburni me disa ndryshime para fillimit të kampionatatit

Superliga e Kosovës në futsal do të rikthehet këtë fundjavë.

Në prag të fillimit të këtij kampionati, FC Liburni ka bërë disa ndryshime në skuadrën e tyre, shkruan Shqip.com.

Gjakovarët kanë përfunduar marrëveshjet me portjerin Bajram Ramadani dhe lojtarët Malush Qerimi, Ermir Kryeziu dhe Granit Humaj.

Ndërsa, në anën tjetër, ata kanë bërë edhe disa përforcime.

Mund të jetë një imazh i 17 persona dhe njerëz në këmbë
FC Liburni gjatë sezonës së kaluar

Kuqzinjtë kanë rikthyer në ekip Mentor Mejzinin dhe Vahid Krasniqin, kurse kanë transferuar Elton Maxharraj.

Në faqen zyrtare në Facebook, ekipi nga Gjakova ka bërë të ditur se në vijim do të ketë edhe disa transferime të reja.

Nënkampionët e Kosovës, ndeshjen e parë do e zhvillojnë përballë Pejës në palestreën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Sa i përket tifozëve, ata do jenë në  10% të kapaciteteve të palestres (afro 200 shikues) të cilët duhet të jenë të pajisur me librezë të vaksinimit ose test negativ, të ruajnë distancën 1.5 metra dhe të rrespektojnë masat tjera obligative si bartja e maskës./Shqip.com